Futboll Sport

RIVER PO HUMBET DURIMIN/ “Los Blancos” i pavendosur, Interi mund të përfitojë një supertalent

Para disa muajsh Reali i Madridit dukej në avantazh për Exequiel Palacios, një nga yjet e së ardhmes të futbollit argjentinas dhe që tani, në moshën 20-vjeçare, titullar te River Plate.

Gjithsesi, kampionët e Amerikës së Jugut nuk mund të presin pa fund që Reali të bëjë ofertë zyrtare dhe i kanë vendosur një ultimatum klubit madrilen.

Ose Reali vendos në tryezë një propozim serioz brenda kësaj jave, ose River do të ndihet i lirë të bisedojë me klube të tjerë.

Këtu mund të përfitojë Interi, që e kërkoi mesfushorin edhe verën e shkuar, por iu komunikua se Reali i kishte nisur më parë bisedimet dhe ishte klubi i preferuar. Ishte, sepse tashmë River po humbet durimin.

Tani argjentinasit duan fakte: klubi që ofron 20 milionë euro fiton garën, nëse e lejon Palacios të qëndrojë në Argjentinë deri në verë.

Palacios, mesfushor qendror alla Redondo, është pjesë e kombëtares prej vitit të shkuar dhe klubi që do ta marrë do të bëjë një biznes fantastik me atë çmim, edhe pse problem mund të jetë fakti që në Argjentinë shpesh raportohet rreth bëmave të futbollistit, një Playboy i vërtetë jashtë fushe. Megjithatë, është vetëm 20 vjeç, çfarë mund të bëjë tjetër…

Related posts

Kinezët e Interit premtojnë zurpriza: Do ndërhyjmë aty ku kemi nevojë

Q.Autor

PËRBALLJA NDAJ DINAMOS/ Trajneri Ndreu: E nisim me fitore, ekipi im di të sakrifikojë

Delo.autor

“SKRINIAR VLEN 100 MILIONË EURO”/ Ish-agjenti tremb tifozët “Zikaltër”: Mbrojtësi drejt kalimit tek…

Delo.autor

Leave a Comment