Futboll Premier League Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ LEICESTER/ Klopp: Ata janë gjithnjë një hap para nesh, pasi janë…

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, në prag të ndeshjes që skuadra e “Reds” do të luajë ndaj Leicester, të mërkurën në mbrëmje në Premier League, ka ngritur zërin në lidhje me kalendarin e përpiluar nga FA (Federata Angleze). Sipas tij nuk është e ndershme që përgjatë muajit shkurt, rivalët e Manchester City luajnë gjithnjë një ditë para Liverpool.

“Ata luajnë gjithnjë para nesh dhe kjo nuk është e ndershme, pasi janë një hap para nesh. Nëse ata fitojnë ne jemi gjithnjë të detyruar të bëjmë të njëjtën gjë, duke qenë në presion. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë, pasi na vë në vështirësi. Unë e pranoj që kalendari është i ngjeshur, pasi ata janë edhe në FA Cup, por kjo vlen për të gjithë”, tha Klopp.

Related posts

Skedina e ditës/ Ja ndeshjet e parashikuara

Sadik.Autor

Chelsea përmbys Southamptonin, shënon sërish Giroud

Sadik.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Njihet si ndihmësi i përjetshëm i Simeones, Mono Burgos nis karrierën si trajner tek klubi…

Delo.autor

Leave a Comment