Futboll Sport

“ISHIM NJË SKUADËR MEDIOKRE”/ Maradona dhe Kupa e Botës 1986: Dora e Zotit? Mbylle gojën dhe festo, idiot!

Legjenda e Argjentinës, Diego Armando Maradona është rikthyer të flasë për Kupën e Botës në vitin 1986, në Meksikë. Atë botëror për të cilin “Albiçelestet” u mbushën në polemika për shkak të golit me dorë të Maradonës ndaj Anglisënë çerekfinale.

Vetë Maradona shprehet se në atë moment një prej shokëve të tij e pyeste nëse e kishte shënuar apo jo me dorë, por ia preu shkurt duke i thënë: “Mbylle gojën dhe festo, idiot”.

Ne ishim një skuadër mediokre. Kemi parë njëri-tjetrin në sy dhe ia thamë të gjitha se çfarë mendonim. Në ato ditë kishim luajtur kundër disa të rinjve dhe dhe nukk arrinim as të kalonim gjysmëfushën. Ishim skarco, shumë skarco, një bandë qensh. Por, kur shkuam në Meksikë, grupi u forcua shumë”.

Dora e Zotit? “Kur topi u ngrit në ajër, thashë me vete se nuk do ta arrija kurrë. Po lutesha që të ulej.

Më erdhi një ide: Të ngrija një dorë dhe të provoja edhe me kokë. Kur rashë në tokë, nuk e kisha kuptuar se ku kishte përfunduar topi. E shikoj dhe ishte gol. Filloj të bërtas; Gol, Gol! Dhe aty, në atë moment Batista më pyeste nëse e kisha shënuar me dorë apo jo.

I thashë: “Mbylle gojën dhe festo, idiot!”.  Filluam të përqafoheshim të gjithë. Edhe Valdono më pyeti, a e kisha shënuar me dorë. Iu përgjigja edhe atij njësoj: “Ta them më vonë, tani boll më çatë kokën”, u shpreh Maradona.

Related posts

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Raffaella Fico: Ronaldo? E çuditur nga akuzat, kemi kaluar 11 muaj dashurie

Isa.Autor

REALI IA RRËMBEU BARCELONËS/ Takefusa Kubo shkëlqen me Mallorcën dhe shënon! (VIDEO)

Delo.autor

U BË VIRALE/ Flet djali që luante me ushtarët britanik: Nuk e dija që ekzistonte kjo FOTO…

Delo.autor

Leave a Comment