International

(VIDEO) Publikohen momentet kur Cristiano Ronaldo filmote veten, pas dëmtimit të rëndë

Cristiano Ronaldo është një nga ata lojtarët që krijon lajm në mediat evropiane pothuajse me çdo gjë që bën në fushë dhe jashtë saj.

Portugezi u lëndua në fitoren 7-1 ndaj Deportivo La Corunas teksa po shënonte golin e dytë.

Lojtari kundërshtarë në tentim për t’ia larguar topin Cristianos nga koka e rroki afër vetullës dhe i krijoi një qarje të vogël, por të mjaftueshme për t’u gjakosur.

Ronaldo u mjekua menjëherë iu ndal gjakderdhja, për këtë ai u sigurua duke shikuar vetën në telefon gjatë daljes nga fusha.

Por, sikur mos të mjaftonte kjo, ai vazhdoi ta bëjë histori këtë lëndim të vogël edhe në zhveshtoren e Los Blancos në Santiago Bernabeu. Pamjet më pas u transmetuan në Real Madrid TV.

Pas ndeshjes Zinedine Zidane ka zbuluar se lojtari ka marrë dy-tre qepje dhe është gati për stërvitje dhe ndeshjet e radhës.

 Për Giorgio Chiellinin lëndimet e tilla janë gjë e rëndomtë
 Lëndimet e tilla janë normale në futboll dhe shpesh herë kalojnë pa u komentuar, por kjo nuk vlen te rasti i CR7.

Related posts

Trajneri i Brazilit çudit të gjithë, zbulon listën e Botërorit 2018

Q.Autor

Transferimi në ANGLI, Malcom: “Çdo futbollist e ka ëndërr të luajë në Angli”

Q.Autor

VIDEO/ Ronaldinho turpërohet keq, portieri kopjon ‘akrepin alla Higuita’

Q.Autor

Leave a Comment