Futboll Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Lojtarët e Cardiffit bëhen “paranojakë”, kanë frikë të…

Mbrojtësi i Cardiff City Sol Bamba ka zbuluar se disa prej shokëve të ekipit kanë frikë të fluturojnë pasi blerja e re Emiliano Sala është zhdukur.

Trupi i blerjes rekord të Cardiff akoma nuk është gjetur megjithëse kërkimet vazhdojnë që prej 21 janarit.

Duke reflektuar mbi situatën tragjike të klubit, Bamba është shprehur: “Është shumë e vështirë të përshkruash se si ndihen lojtarët.

“Është një situatë e pazakontë, një tragjedi e madhe. Të gjithë jemi prekur nga jo situatë, shokët e ekipit, qyteti, i gjithë klubi.

“Kemi marrë ndihmë. Ne zakonisht udhëtojmë me avion, por disa lojtarë kanë frikë të hipin.

“Trajneri na ka ofruar ndihmën e psikologut nëse do të kemi nevojë dhe besoj se disa prej djemve kanë nevojë.”

Related posts

KOMENTON “PASARDHËSIN” E TIJ/ Kaka : Shpresoj që Paketa të shkruajë historinë me Milanin, ja çfarë i këshilloj

Delo.autor

KUR RONALDO THIRREJ “CUSTODIO”/ Ja goli në ndeshjen debutuese me Sporting (VIDEO)

Delo.autor

EURO 2020/ Sot ndeshjet e grupit të “ferrit”, Franca pret Gjermaninë dhe Portugalia…

F.autor

Leave a Comment