Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NË ITALI/ Pasi ka siguruar Piatek dhe Paqueta, Milani kërkon…

Sipas asaj që shkruan media prestigjoze italiane , Milani nuk është ndalur duke kërkuar në merkato, kur po i afrohemi “gongut” final dhe mbylljes së kësaj dritare dimërore. Pasi ka siguruar Piatek dhe Paqueta, skuadra kuqezi kërkon një fuqizim të fundit. Duke parë se Biglia kthehet në dispozicion, nuk ka nevojë për mesfushor, por sulmues krahu po, për skemat e Gattusos.

Kështu, “Sky” ka lëshuar lajmin e bujshëm: Dalian Yifang ka dhënë “dritë jeshile” për Ferreira Carrascon.

Belgu ka një rrogë të rëndësishme, 11 mln euro, por mund të kërkojë shumë pak për gjashtë muaj. Në fakt, flitet për një huazim për 6 muaj nga Milani, me termat ekonomik për t’u vendosur.

 

Në tratativë mund të përfshihet kartoni i Borinit. Sakaq, nëse gjendet gjuha përbashkët, pasi palët po punojnë, goditja e fundit mund të jetë talenti belg, që ka humbur duke shkuar në Kinë.

Carrasco u transferua te Dailan për shifrën 30 milionë euro nga Atletico Madrid. Deri tani ka luajtur 25 ndeshje duke shënuar 7 gola. Karrasko është 25 vjeç.

Sakaq, sipas asaj që bën me dije “Milannews”, Maldini është takuar me agjentin e futbollistit të krahut te Nica, Saint Maximin. Francezët nuk duan ta japin në janar, por operacioni mund të kryhet verën e ardhshme.

Related posts

KONTRATA ME NAPOLIN DREJT SKADENCËS/ Insigne kërkon të hapë negociatat me gjigantët e Premier League…

Delo.autor

“KAM MARRËDHËNIE TË MIRË ME KRYEMINISTRIN”/ Jose Mourinho dhe Roma mbërrijnë në Tiranë

F.autor

SFIDA NDAJ ANGLISË/ Stërvitja e fundit e “kuqezinjve”, rishfaqet Broja… nën kujdesin e stafit mjekësor

Delo.autor

Leave a Comment