Futboll Premier League Sport

REFUZOI QËNDRIMIN NË LONDËR/ Chelsea rrezikon të humbasë me kosto zero sulmuesin…

Nuk do te ketë Kinë për Oliver Giroud. Pavarësisht mbërritjes së Gonzalo Higuain, sulmuesi francez ka vendosur të qëndrojë tek Chelsea, gati për të garuar për vendin në formacion me argjentinasin.

Sulmuesi kampion bote në fuqi me Francën, refuzoi një ofertë prej 175.000 stërlina në javë, për të qëndruar në Londër.

Në këto kushte, Chelsea rrezikon ta humbasë francezin me kosto zero verën e ardhshme, duke marrë shkas nga fakti që kontrata e futbollistit skadon në fund të sezonit.

Nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri, francezi Giroud e ka nisur si titullar vetëm 6 herë në Premier League, duke shënuar në total vetëm 5 gola në të gjitha kompeticionet.

Të interesuar për shërbimet e sulmuesit të Chelseas janë edhe Lyon dhe Marseille nga Ligue 1.

Related posts

FUTBOLL NË KOHËN E KORONAVIRUSIT/ Puthja e topit kushton 1200 dollarë

Delo.autor

DE BIASSI E NIS ME HUMBJE AVENTURËN TE AZERBAJXHANI/ Luksenburgu e mposht me përmbysje

Delo.autor

NË PRAG TË SFIDËS NDAJ SAMPDORIAS/ Gatusso: U tregova mendjemadh, por nuk…

Delo.autor

Leave a Comment