Futboll Seria A Sport

KUPA E ITALISË/ Atalanta dhe shqiptarët “SHKATËRROJNË” “Zonjën e Vjetër”

Juventus shumë pranë eliminimit nga Kupa e Italisë. Kur janë luajtur vetëm 45’ minutat e para të takimit, skuadra e Atalantas kryeson me dy gola, përballë “Zonjës së Vjetër” të shpërfytyruar në vetëm 2 minuta.

Ishin zikaltërit ata që në minutën e 37’ kanë befasuar me Castagne, ndërsa vetëm dy minuta më vonë, në të 39’ ishte Zapata ai që dyfishoi rezultatin.

Një goditje e rëndë për trajnerin e Juventus, Massimiliano Allegri, i cili nuk ka duruar më, por ka hequr xhupin e tij dhe nisur të protestojë, aq sa për të irrituar arbitrin, i cili e ka dërguar teknikun në tribunë për të ndjekur pjesën tjetër të ndeshjes.

Nga ana tjetër, dy futbollistët e kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti dhe Etrit Berisha gëzojnë, teksa nëse do të ruajnë fitoren, përgatiten të përballen në gjysmëfinale me Fiorentinën.

Related posts

Atletico nuk fal, gati të denoncojë Barcelonën në FIFA

Q.Autor

Ndeshja ndaj Udineses, mediat italiane masakrojnë Biglian dhe Andre Silvan: Performancë e turpshme!!

Q.Autor

BEFASON MALDINI/ ZBULONI se kush është MBROJTËSI më i mirë në BOTË

Isa.Autor

Leave a Comment