Futboll La Liga Sport

“TREGON SE SA I MADH ËSHTË…”/ Gjesti ndaj Coutinho tregon madhështinë e një ylli si Lionel Messi!

Philippe Coutinho u rikthye me dy gola te Barcelona, pas një ecurie negative prej disa kohësh, aq sa kishte përfunduar në stol sepse trajneri Valverede preferonte të luante me Dembelen në sulm.

Në ndeshjen kundër Sevilla (6-1) për Copa Del Rey braziliani shënoi dy herë, fillimisht me anë të një penalltie në pjesën e parë. Një penallti që normalisht duhet ta ekzekutonte Lionel Messi, por argjentinasi njihet për gjestet bujare që bën për shokët e skuadrës. Ashtu siç ka bërë më parë me Luis Suarez apo me Neymar, edhe këtë herë penalltinë ia la Coutinhons që ta gjuante në mënyrë që të çlirohet nga goli dhe të lërë pas periudhën negative.

Fakt që u vërtetua menjëherë në pjesën e dytë me golin e dytë që shënoi braziliani. Në fund të ndeshjes Cotuinho nuk i kurseu falënderimet për argjentinasin: “Penalltia erdhi natyrshëm. Veprimi i Messit tregon sa i madh është ai. Falënderoj Leon që më la të gjuaj penalltinë, kjo është gjë e mirë për besimin në grup”, tha 26-vjeçari

Related posts

CHELSEA “BLINDON” YLLIN E KLUBIT/ Gianfranco Zola: Ai bën diferencë të madhe në fushë, shpresoj që…

Isa.Autor

LAJM SPEKTAKOLAR/ Federata Botërore: Shqipëria vend organizator në botërorin e…

Isa.Autor

TRIUMFOI NË “AUSTRALIAN OPEN”/ Rrëfehet tenisti Djokovic: Kam luajtur i dëmtuar, tërheqja ishte 2.5 centimetra

Delo.autor

Leave a Comment