Futboll Seria A Sport

ELEMINIMI NGA “KUPA E ITALISË”/ Dybala: Kur jeni mësuar vetëm duke fituar, humbja të…

“Kur jeni mësuar vetëm duke fituar, humbja të dhemb. Le të kthehemi së bashku dhe të reagojmë së bashku!” Ky është mesazhi i publikuar nga Paulo Dybala që, në profilet e tij në rrjetet sociale, e shpjegon kështu humbjen e parë të këtij sezoni të Juventusit ndaj Atalantës në çerekfinale të Kupës së Italisë.

Sulmuesi argjentinas, së bashku me mesazhin, gjithashtu publikoi një foto bardhë e zi, që e fokuson atë nga prapa, duke mbajtur topin nën krahun e djathtë. Në pak minuta, postimi i Dybala, i botuar në Facebook, Twitter dhe Instagram, ka marrë shumë komente nga tifozët e Juventusit dhe shumë pëlqime.

Në Instagram, në postimin e Dybala bënë “like” shumë shokë të argjentinasit (përfshirë Alejandro Gomez nga Atalanta), si Douglas Costa, Blaise Matuidi, Charles Pinsoglio, Leonardo Spinazzola, Joao Cancelo, Mattia Perin dhe Rodrigo Bentancur.

Related posts

LIVE/ Kamza-Partizani: Nis pjesa e dytë, Gega fut menjëherë një sulmues (VIDEO)

Delo.autor

TRONDITET BOTA E FUTBOLLIT/ 6 lojtarë ndërrojnë jetë. Autobusi me të cilin po udhëtonin pëson aksident

Delo.autor

Mehdi Benatia objektivi i parë i klubit të madh francez për mbrojtjen 

Isa.Autor

Leave a Comment