Futboll Sport

KOHË TË VËSHTIRA PËR YLLIN BRAZILIAN/ “Mos më çani…”, Nejmar shpërthen ndaj gazetarëve (VIDEO)

Kohë të vështira për Nejmar. Sulmuesi brazilian vuan një dëmtim të rëndë në kavilje, që do ta mbajë jashtë fushave të lojës të paktën dhjetë javë. Këtij problemi të madh që rrezikon edhe të mbyllë sezonin e “O’Ney” i shtohen edhe zërat e merkatos, që flasin për një rikthim të tij në La Liga. Të gjitha këto duket se e kanë frustruar sulmuesin e Paris SG, të cilin e tradhëtuan nervat gjatë përballjes së radhës me gazetarët.

Të shumtë ata e pritën në aeroportin e Barcelonës, ku Nejmar ndodhej për një tjetër konsultë mjekësore dhe pyetja nëse ai do të kthehet sërish me skuadrën “blaugrana” nuk i ka pëlqyer aspak. Nejmar shpërtheu me fjalë aspak të buta. “Mos më çani….”, ishte përgjigja e sulmuesit që më pas u largua me paterica.

Related posts

SHKËLQEN NË PREMIER LEAGUE/ Shqiptari realizon ëndrrën e tij, debuton me Brighton

Delo.autor

DEMBELE MUNGOI NË SFIDËN NDAJ GETAFES/ Valverde zbulon fatin e francezit

Delo.autor

E BUJSHME/ MESSI zgjedh zëvendësuesin e DEMBELE, Barça do të ketë një treshe të frikshme

Isa.Autor

Leave a Comment