Futboll Premier League Sport

STATISTIKA ME ZERO…/ Higuaini dështon në debutimin e tij me Chelsean

Gonzalo Higuain vijon të vuajë formë të dobët, këtë e tregoi edhe në debutimin e tij me Chelsea, në ndeshjen kundër Bournemouth, ku u luajti për 65 minuta, para se Sarri ta zëvendësonte me Giroud.

Në momentin e zëvendësimit tifozët e “bluve” vërshëllyen trajnerin italian për këtë lëvizje, por në fund statistikat i dhanë të drejtë Sarrit.

Në 65 minuta lojë Higuain krijoi ZERO shanse për gol, ZERO gjuajtje në portë dhe ZERO duele të fituara. Argjentinasi arriti të kompletojë vetëm NJË driblim dhe në DY raste të tjera u kap në pozicion jashtë loje. Ndërsa përgjatë gjithë ndeshjes arriti të prektë vetëm NJË herë topin në zonë.

31-vjeçari u largua nga loja kur rezultati ishte 2-0 për skuadrën kundërshtare, ndërsa në fund Chelsea u mund në shifrat 4-0.

Related posts

“Revolucion” te Paris SG, Thiago Silva dhe 5 futbollistë të tjerë nxirren në shitje…

Sadik.Autor

TIRANA-LAÇI/ Është një ndeshje e rëndësishme për të dyja ekipet, kërkojnë me çdo kusht fitore (FORMACIOENT ZYRTARE)

Delo.autor

E BUJSHME/ Mourinho do Piatek te Tottenhami, Milani e ka nxjerrë në shitje

Delo.autor

Leave a Comment