Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Ish-sulmuesi i Anglisë rikthehet në Premier League tek…

Sulmuesi i Stoke City Peter Crouch, i cili të mërkurën mbushi 38 vjeç, është pranë rikthimit në Premier League te Burnley, ndërkohë që Sam Vokes do të kalojë nga Burnley te Stoke i pjesë shkëmbimi.

Stoke, që aktualisht luan në Championship, do të paguajë edhe një shifër të vogël për 29-vjeçarin Vokes.

Crouch ka kryer 462 paraqitje në Premier League për gjashtë klube të ndryshme, duke shënuar 108 gola.

Ish-sulmuesi i Anglisë ishte pjesë e Stoke që ra nga kategoria sezonin e kaluar.

Crouch gjithashtu ka luajtur te Tottenham, Aston Villa, Southampton, Liverpool dhe Portsmouth.

Vokes, i cili luajti në Euro 2016 me Uellsin, ka që prej korrikut të 2012 që luan te Burnley dhe këtë sezon është aktivizuar në 10 ndeshje si titullar për Clarets, që ndodhe në vend të 17-të të Premier League.

Related posts

E FUNDIT/ Është zyrtare! Barcelona SHKARKON trajnerin Koeman

F.autor

LOJTARI PREMTUES/ Man United fiton derbin me Man City për talentin 16-vjeçar polak

Isa.Autor

(VIDEO) Udinese ‘befason’ Interin, e pabesueshme ç’po ndodh në San Siro

Q.Autor

Leave a Comment