Futboll Sport

“DUKE BËRË KOMPLOT ME…”/ Ky postim i Pogbas me Salahn po “çmend” tifozët në rrjetet sociale (FOTO)

Paul Pogba ka postuar në profilin e tij zyrtar në Twitter një fotografi me yllin e Liverpool, Mohamed Salah, të shoqëruar me mesazhin: “Duke bërë komplot me mbretin e Egjiptit”.

Merkato nuk ka lidhje në këtë rast, teksa mesazhi ka të bëjë me një fushatë reklamash të kompanisë adidas, me të cilën bashkëpunojnë të dy yjet e Premier League.

Pavarësisht nga, kjo tifozët e Manchester United nuk kanë qenë aspak të kënaqur dhe e kanë bërë të qartë këtë me mesazhet që kanë dërguar në llogarinë e francezit në “Twitter”.

Këto kanë qenë disa prej reagimeve: 

Jonny Evansbauer

“Nuk po i bën vetes asnjë favor me këtë postim”.

Luke Burton

“Seriozisht e ke? Sapo ke zemëruar çdo tifoz të Manchester United, ndërsa ai ka zemëruar ata të Liverpool. Nuk është aspak mirë”.

Brad

“Çfarë po bën? Po të pashë që e bën përsëri do të ketë pasoja. Ok? Nuk do ta them përsëri”.

Keith Russell

“Mos e rëndo shumë dorën në shpatullën e tij se do të rrëzohet në tokë”.

Related posts

Napoli interesohet për Strakoshën, por oferta nuk bind Lazion

Sadik.Autor

MOTO GP/ Crutchlow “pole” në pistën e Jerez, zhgënjen sërish Rossi, i dhjeti

Sadik.Autor

“U PLAKËM…”/ Batuta mes lojtarëve të Kombëtares, Trashi ia kthen Manajt: Uzuni është…

Delo.autor

Leave a Comment