Futboll Premier League Sport

“PAS NDESHJES NE…”/ Azpilicueza zbulon bisedën mes Sarrit dhe lojtarëve në…

Cesar Azpilicueta ka zbuluar se lojtarët e Chelsea dhe trajneri Maurizio Sarri folën si burrat gjatë debatit që ndodhi në dhomën e zhveshjes pas disfatës së turpshme ndaj Bournmeouth.

The Cherries kanë shkatërruar 4-0 Blutë e Londrës në Vitality Stadium. Sarri i ka kërkuar stafit teknik të largohen nga dhoma e zhveshjes në mënyrë që ai të flasë i vetëm me skuadrën, por prapëseprapë ka pranuar se nuk e dinte shkakun pse skuadra e tij nuk luajti në fushë.

“Pas ndeshjes, ne lojtarët folëm si burrat me trajnerin,” shprehet Azpilicueta për faqen zyrtare të klubit.

“Jemi shumë të inatosur. Është e papranueshme për Chelsea-n dhe duhet të gjejmë një zgjidhje.

“Të pësosh katër gola është e papranueshme, dhe jemi shumë të inatosur me këtë gjë. Prisnim një rezultat tjetër.

“Ne folëm dhe në tre ditë kemi një ndeshje tjetër. Tani lufta për vendin e katërt është shumë e fortë. Dy javë më parë ishim në pozicion më të favorshëm.”

Related posts

SKANDALI ME SHOQATAT/ Votojnë rrogëtarë të saj, ja si abuzoi FSHF edhe me ndarjen gjeografike…

Delo.autor

“KURRË MOS U DORËZO”/ Dokumentar për trajnerin special, sponsori është CR7 (VIDEO)

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Bylis-Partizani. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment