Kategoria e pare Shqipëri

Çota u zyrtarizua tek Turbina, administratori i Dinamos: Letrat i ka ende në klub

Ismet Saliaj “zbërthen” Dinamon. Administratori, në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, foli për situatën e bluve, merkaton dhe objektivat.

“Humbja në një miqësore me Kukësin nuk është dramë, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të reflektojmë. Unë pres gjithnjë më të mirën nga ekipi, edhe pse kjo ndeshje nuk është ‘barometër’ për ne.

Unë jam i bindur që në ndeshje zyrtare këta djem do të paraqiten ndryshe. Ne kemi objektiv kampionatin, ku synojmë pesëshen e parë. Kemi nevojë të bëjmë dy përforcime, një mesfushor dhe një sulmues konkretisht. Këto ditë që kemi në dispozicion, do të bëjmë çmos që t’i sigurojmë.

Çotës unë i bëra ofertën time, por ai iku me kokën e tij drejt një ekipi tjetër. Letrat e tij i ka Dinamo, le të shohim tani si do të shkojë puna me të”, u shpreh numri një i kryeqytetasve.

Ai nuk ngurroi që të shpjegonte edhe batutat me gjyqtarin Ardian Beqiri, ndaj të cilit nuk i kurseu kritikat gjatë miqësores së fundit. “Ishte një situatë qesharake dhe arbitri Beqiri po akordonte çdo faull në favor të Kukësit. Më të drejtë dhe në mënyrë të qytetëruar i kërkova që të mos ishte i njëanshëm, pasi ishte vetëm një ndeshje miqësore. Kjo ishte e gjitha”, shpjegoi Saliaj.

Related posts

Alban Hoxha në pritje të vendimit nga Gjykata, Çiljeta shkon për ta mbështetur

Isa.Autor

VIDEO/ Kur Neymar-Cavani zbresin në Kategorinë e Parë në Shqipëri

Q.Autor

Nga Bangladeshi te Tirana, por për t’u veshur bardhezi

Q.Autor

Leave a Comment