Kategoria e pare Shqipëri

Kategoria e Parë / Rezultatet. Kastrioti nuk ndalet, Dinamo humb në shtëpi

Kategoria e Parë zhvilloi ndeshjet e javës së 16-të, me përjashtim të supersfidës së Grupit B, mes dy kryesuesve, Tiranës dhe Bylisit, në fushën e mallakastriotëve. Kjo përplasje është fiksuar për t’u zhvilluar nesër, në orën 14:00, në “Adush Muça”. Ballafaqimet e tjera të kësaj të shtune kanë dhuruar rezultate të pritshme, por edhe surprizë, sikurse ishte, fjala vjen, fitorja e dibranëve në fushën e Dinamos, e fierakëve në Berat, e Ilirisë në Peqin, apo e Pogradecit në Kuçovë. Sa i takon Grupit A, nuk ka të ndalur Kastriuoti. Skuadra krutane ia ka dalë të triumfojë 2-0 në Lezhë, ndaj Besëlidhjes vendëse, duke vijuar marrshimin drejt ngjitjes në Superiore. Më poshtë njihuni me rezultatet dhe golashënuesit e sfidave të luajtura sot:

Kategoria e Parë, java e 16-të
Grupi A
TËRBUNI-BURRELI 1-2
Golat: Gjini 11′ / Dervishi 18′, Peçi 74′

ERZENI-EGNATIA 2-0
Golat: Xhixhiua 19′ (pen), Lala 62′

BESA-VLLAZNIA B 0-0

BESËLIDHJA – KASTRIOTI 0-2
Golat: Kabiru 2′, Mulaj 78′

DINAMO-KORABI 0-1
Golat: Hysi 89′

 

Grupi B
TOMORI-APOLONIA 0-1
Golat: Mehmeti 88’

TURBINA-SHENKOLLI 4-0
Golat: Eyoh 8′, Sallaku 40′, 48′, Çota 73′

SHKUMBINI-ILIRIA 0-1
Golat: Doçi 85′

NAFTËTARI-POGRADECI 1-2
Golat: A.Gega 23’/ Cekiçi 39′, Pere 88′

Related posts

Mbledhje e papritur te Partizani: Merren vendime të rëndësishme dhe caktohet objektivi i ri

Q.Autor

SUPERLIGA/ Kukësi-Flamurtari dhe Teuta-Tirana, për gjithçka ose asgjë

Isa.Autor

PIKANTE/ Fundi i “basteve”, gazetari i njohur “nxjerr në dritë” HISTORINË “alla shqiptare” të llotove (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment