Kategoria Superiore Shqipëri

Pikante nga Kukësi-Dinamo/ Saliaj “show” me arbitrin: Je tifoz kuksian, na mbyte!

Administratori i Dinamos, Ismet Saliaj, është tërbuar gjatë ndeshjes së djeshme me arbitrin kryesor, Ardian Beqiri. Gjithçka nisi kur arbitri akordoi një goditje dënimi për të vazhduar më pas dhe një penallti.

Këto raste u kontestuan edhe nga ata pak tifozë të Dinamos. Në pushim të pjesës së parë ishte administratori Saliaj, ai që i kërkon llogari arbitrave.

gh

Nuk munguan as batutat, teksa “Panorama Sport” përcjell gjithçka që ka ndodhur gjatë miqësores së djeshme.

Saliaj: “O Beqir, po ça bën, e dimë o burrë që je nga Kukësi, por jo të japësh kështu raste. Shiko, shiko, mezi po pret të shkojë Kukësi në zonën tonë se direkt do japi diçka. Mezi pret të japësh faull në favor të Kukësit”. Arbitri vijon lojën, duke mos rënë pre e presionit të administratorit.

– Kur përfundon pjesa e parë dhe bëhet gati për të nisur e dyta, Saliaj bën më shumë se 60 metra për të shkuar te dhoma e arbitrave. Ai iu kërkon llogari për vendimet dhe i këshillon që të mos favorizojnë Kukësin edhe në miqësore.

Por, e gjithë kjo kërkesë ka qenë në mënyrë qytetare nga Saliaj. “O Beqir po ca bëni o burr, mbani ndeshjen drejt, ç’është kjo punë që jep çdo faull brenda e jashtë zone. Pse favorizoni Kukësin?”, iu drejtua administratori arbitrit kryesor.

Sakaq, treshja e arbitrave nuk ndikohet dhe futet në fushë duke i thënë administratorit se çdo gjë ishte brenda rregullores dhe se nuk e kishin favorizuar Kukësin.

Kukesi23-470x313

Rrogat – Më shumë te gëzuar se kushdo tjetër te Kukësi dje ishin futbollistët, pasi kishin marrë rrogën e dhjetorit. Gazeta mëson se të gjithë futbollistët u paraqitën në zyrat e klubit dhe u shlyen.

Edhe këtë herë presidenti Gjici tregoi se, pavarësisht rezultateve të dobëta në pjesën e parë të sezonit, i fali lojtarët. Angazhimi i tyre në fazën përgatitore ka qenë maksimal dhe kjo u tregua edhe në miqësoret e zhvilluara në Turqi, ku u arritën rezultate spektakolare

 

Related posts

“FSHF” TRYEZË E PËRBASHKËT ME QEVERINË/ Ministri Lleshi: Rikthimi i policisë ka një faturë dhe duhet paguar si…

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Nga Kallaku te Hebaj e Sabien Lilaj, ja të gjitha lëvizjet e kryera në Superiore…

Delo.autor

SKËNDERBEU-PARTIZANI/ Pas një asist spektakolar nga Asani, sulmuesi Zhunior ndëshkon “Korçarët” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment