Futboll Ligue 1 Sport

NJË TJETËR ÇMIM INDIVIDUAL/ Lojtari më i mirë latin për vitin 2018, është ylli i PSG…

Një tjetër çmim individual për Edinson Cavanin.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain është votuar lojtari më i mirë Latin nga agjencia e lajmeve spanjolle EFE.

Uruguaiani do ta marrë çmimin përpara tifozëve të tij në Parc des Princes ditën e enjte.

Ai e meritoi çmimin e lojtarit më të mirë spanjish-folës për 2018 pasi u bë golashënuesi më i mirë i kampionëve të Francës.

Cavani është një lojtar kyç i Parisit që pas transferimit nga Napoli në vitin 2013.

Pas gjashtë sezoneve e gjysmë, ai ka kaluar Zlatan Ibrahimovic në renditjen e golashënuesve më të mirë të klubit.

A shënoi 28 gola sezonin e kaluar në kampionatin vendas, duke u shpallur si golashënuesi më i mirë

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Napoli “inaguron” stadiumin e Maradonës, Zieliniski zhbllokon sfidën me klas (VIDEO)

Delo.autor

“KJO HUMBJE NA KUSHTOI SHUMË NË RENDITJE”/ Inzagi i dëshpëruar: S’mund të bëj rotacion

Delo.autor

RENDITJA/ Skënderbeu ndan kreun me Flamurtarin, Tirana në vendin e parafundit

Isa.Autor

Leave a Comment