Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-GENOA/ Sulmuesi Morata gati të kthehet titullar. Pirlo bën rotacion. Ja formacionet e mundshme…

Andrea Pirlo do të bëjë rrotacion të gjerë mes portës, mbrojtjes dhe mesfushës, duke nisur nga veteranët Bufon e Kielini që do të luajnë nga minuta e parë, për të vazhduar më pas me shpluhurosjen e Bernardeskit në mesfushë, por do të ketë një fanellë titullari edhe për Kulusevskin.
Suedezi do të kërkojë që me një tjetër ndeshje të madhe të kërkojë një shans nga minuta e parë kundër Interit. Ndërkohë, problemet e Juves janë në sulm, ku Morata i cili do të kërkojë të shfrytëzojë ndeshjen me Xhenoan për të gjetur ritmin përpara Interit, do të mbështetet nga Ronaldo, sulmuesi i vetëm në dispozicion, pas dëmtimit të Dibalës dhe largimit të të riut Portanova, pikërisht te Xhenoa.

FORMACIONET E MUNDSHME

XHENOA (3-5-2): Marketi; Bani, Radovanoviç, Goldaniga; Giljone, Lerager, Badelj, Zajc, Cziborra; Skamaka, Pjaca. Trajner: Davide Balardini.

Related posts

“KAM VAJTUR NË MUAJT E FUNDIT”/ Kulusevski pas largimit nga Juventus: Ky është maksimumi për mua

Delo.autor

SAMPDORIA-INTER/ Trajneri Conte kërkon fitoren e 6-të rradhazi në kampionat

Delo.autor

GATUSSO NUK MBAN SHAKANË/ Ngrihet të godasë kamerierin (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment