Futboll La Liga Sport

“KA SHANSE QË…”/ Enzo Francescoli favorizon “Los Blancos” mbi Inter: Ylli argjentinas drejt…

Një tjetër kapitull në historinë e Exequiel Palacios, mesfushorit 20-vjeçar argjentinas, aktualisht futbollist i skuadrës së River Plate në kampionatin e Argjentinës. Real Madrid është klubi më shumë i interesuar për blerjen e argjentinasit sezonin e ardhshëm.

Është vetë drejtori sportiv i River Plate, Enzo Francescoli, ai që ka raportuar nëpërmjet stacionit radiofonik argjentinas “El Mundo”, se ka zhvilluar një takim me presidentin e “Los Blancos”.

“U takova me Florentino Pérezsepse e pashë në stadium. Ka shanse që Palacios të transferohet te Real Madrid, por ai nuk e ka me nxitim, as ne dhe as Los Blancos. Ai është rrugës për atje, por për të ardhmen”, konfirmoi Francescoli.

Gjithsesi Real Madrid do të duhet të garojë fuqishëm për Palacios, pasi në gjurmën e yllit argjentinas janë edhe ekipet të tjera elitare nga Europa. Referuar raportimeve, Inter është rivali më i egër i spanjollëve në garën për argjentinasin, teksa konfirmohet që zikaltërit kanë përgatitur një ofertë prej 20 milionë euro për shërbimet e Palacios.

Related posts

Performancat e mira këtë sezon, Kukësi rinovon me “yllin” e skuadrës

Sadik.Autor

DERBI I MADONINËS/ Tifozët e “Djallit” i shkojnë Milan-it në stërvitje. Shikoni çfarë bëjnë (VIDEO)

Delo.autor

Reali shënon golin e dytë ndaj Malagas

Sadik.Autor

Leave a Comment