Futboll Sport

NDËRPRITET NDESHJA/ Rrëzim kaq të frikshëm në futboll nuk keni parë, lojtari humb ndjenjat (VIDEO)

Manuel Scavone ka pësuar një lëndim të rëndë në ndeshjen mes Ascolit dhe Lecces, e cila u ndërpre menjëherë dhe do të luhet në një datë të pacaktuar.
Një ndeshje në Serie B është shtyrë pasi mesfushori i Lecces, Manuel Scavone, është rrëzuar keq duke ngjallur panikë te të dyja skuadrat.

Lojtari i Lecces mori një goditje në kokë në një përplasje me sulmuesin e Ascolit, Giacomo Beretta, gjatë ndeshjes së vlefshme për javën e 22-të në Serie B dhe pas kësaj, ai ra shumë keq në tokë.

Ekipi mjekësorë ka hyrë në fushë me t’u rrezuar futbollisti, i cili mbeti pa ndjenja dhe e ndihmuan atë t’i shpëtojë atakut kardiak, duke ia mbajtur gojën.

31-vjeçari me shpejtësi u largua për në spital ku do të bëjë fotografimin e kokës, edhe pse Gazzetta dello Sport raporton se ai është larg rrezikut, pasi u dëgjua duke folur shumë shpejt pas përplasjes së frikshme.

Loja e ndërpre menjëherë nga gjyqtari i ndeshjes dhe do të ri-luhet në një datë të pacaktuar.

 

 

 

Related posts

MOTO GP/ Bagnaia fiton në Portugali, gara mbyllet me flamur të kuq pas aksidentit të Oliveira

Delo.autor

JUVENTUS-TORINO/ Falë gafës në mbrojtje, Sasa Lukic befason “Zonjën e Vjetër” (VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA PA MESSIN/ I shkon Rayo Vallecanos që ka harruar pët fitore, (FORMACIONET)

Isa.Autor

Leave a Comment