Futboll Premier League Sport

TRIUMFOJNË ME GOLEADË/ Askush si Higuain në 19 vite, Chelsea rikthehet tek fitorja

Pas dy humbjeve radhazi ndaj Arsenal dhe Bournemouth, Chelsea është rikthyer te fitorja duke mposhtur Huddersfield me rezultatin e pastër 5-0.

Ishte një sfidë e dominuar nga Blutë, të cilët zhvilluan një ndeshje që padyshim do të ketë kënaqur trajnerin Maurizio Sarri.

Higuain debuton me dopietë në Stamford Bridge, ndërsa dy golat e tjerë janë shënuar nga Eden Hazard. Edhe belgu më në fund bën një paraqitje të madhe. Ndërsa golin e pestë e ka shënuar David Luiz me kokë.

Sulmuesi argjentinas është lojtari i parë i Chelsea-t që ka shënuar një dopietë në debutimin brenda që prek Mario Stanic ndaj West Ham në gushtin e vitit 2000.

Me këtë fitore Chelsea ngjitet në vend të katërt me tre pikë më shumë se Arsenal që ka një ndeshje më pak.

Në ndeshjet e tjera, Brighton barazoi 0-0 ndaj Watford brenda, skuadra vendase vazhdon të kërkojë fitoren teksa në pesë sfidat e fundit ka tre humbje dhe dy barazime.

Burnley ka barazuar në sekondat e fundit 1-1 ndaj Southampton në luftën për të mos rënë nga kategoria.

Crystal Palace ka mundur 2-0 Fulham brenda në Selhurst Park, ndërsa Everton zhgënjen përsëri, këtë herë është mposhtur nga Wolves 3-1 brenda.

Related posts

LUFTË SPONSORËSH/ Shpikja e PSG-së me Messin, i mbulon këmbët për të shmangur turpin (FOTO)

Delo.autor

PAS SHUMË POLEMIKAVE/ Cannavaro drejt stolit të kombëtares së njohur

Delo.autor

DERBI I KRYEQYTETIT/ Asnjë “ish” në fushë, 15 lojtarë luajnë për herë të parë në sfidën Tirana-Partizani

Delo.autor

Leave a Comment