Futboll La Liga Sport

“TEKSA NA TREGONTE SE…”/ Martin Odengaard deklaron: Stërvitja me Zidane nuk të bën mirë për…

Martin Odengaard deklaroi se të stërvitesh nën urdhrat e Zinedine Zidane nuk të bën mirë për krijimin e vetëbesimin. Në fakt nuk ka të bëjë me ndonjë mangësi të trajnerit francez, por sulmuesi shprehet se teknika dhe klasi që ai tregonte në stërvitje të bënte të ndiheshe inferior.

“Jam stërvitur me ekipin e parë të Real Madridit dhe kam qenë në stol në disa ndeshje kur Zidane ishte aty. Ai është një trajner i madh, por ndonjëherë stërvitja me të nuk ishte e mirë për vetëbesimin, teksa na tregonte se çfarë duhet të bënim në stërvitje…çfarë teknike!”, tha fillimisht talenti i “Los Blancos” që është i huazuar te Vitesse në Holandë.

20-vjeçari shtoi se Real Madrid ishte ëndrra e tij, prandaj firmosi me spanjollët, teksa shpreson që një ditë të kthehet në “Bernabeu” edhe pse aktualisht ka konkurrentë si Asensio e Vazquez. Norvegjezi ka kontratë deri në qershor të vitit 2021 me galaktikët dhe ende nuk dihet se çfarë do bëjë në të ardhmen.

Related posts

MBAN NUMRIN 12, POR NË “WEMBLEY” FESTOI ME 12/ Mesfushori Pessina: Goli im, si një… pikturë

Delo.autor

Kamza-Vllaznia/ Mbyllet pjesa e parë, shumë raste shënimi, por mungojnë golat

Q.Autor

Flet zëvendësuesi i Ramos: Nuk jemi mësuar me këtë situatë

Delo.autor

Leave a Comment