Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-PARMA/ “Zonja e Vjetër” është ende i pamposhtur në kampionat (FORMACIONET ZYRTARE

Juventusi pësoi disfatë me rezultat 3:0 në ndeshjen e fundit, në kuadër të Kupës së Italisë, dhe sonte synon t’i kthehet fitoreve në ndeshjen kundër Parmës, që zhvillohet në stadiumin Allianz në orën 20:30.

Xhiroja e 22-të e Serisë A vjen me ndeshjen mes liderit të ligës, Juventusit, dhe klubit në pozitën e 12-të, Parmën. Juventusi është ende i pamposhtur në këtë sezon të ligës italiane dhe do të tentojë ta vazhdojë këtë edhe më tutje.

Skuadra e Massimiliano Allegrit ka arritur t’i fitojë 19 nga 21 ndeshjet e zhvilluara deri më tani dhe i ka pranuar vetëm 12 gola në të gjitha këto ndeshje.

Në anën tjetër, edhe Parma është duke bërë punë të mirë gjatë këtij sezoni, pasi që sezonin e kaluar kishte luajtur në Serie B. Frika për të rënë nga liga tanimë pothuajse janë zhdukur për shkak të rekordit të ekipit (8 fitore, 4 barazime dhe 9 disfata).

Juventusi tashmë mban epërsinë prej 11 pikëve ndaj klubin në pozitën e dytë të Serisë A, Napolit, dhe gara për titull është gjithmonë e më afër fundit.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Juventus:

Parma:

Related posts

“ÇMENDURIA”/ Lionel Messi firmos në Kategorinë e Tretë norvegjeze (FOTO)

F.autor

SONTE LUHET “EL CLASICO” E 239-TË/ 100 ditë më vonë, Reali është zgjuar e do hakmarrje. Suarez një makth për…

Delo.autor

FLAMENGO DO DËSHTIMIN E INTER/ Gati t’i japë zikaltërve yllin e ekipit

Isa.Autor

Leave a Comment