Futboll Premier League Sport

PAS FITORES ME GOLEADË/ Sarri dhe Hazard janë në një mendje për bashkëpunimin me…

Chelsea fitoi 5-0 ndaj Huddersfield duke lënë pas krahëve humbjen 4-0 në fushën e Bournemouth. Në këtë ndeshje shënoi dy gola Gonzalo Higuain dhe dy të tjerë Eden Hazard, ndërsa vulën e vuri David Luiz.

Në lidhje me dopjetën e Higuain dhe lojën folën trajneri Sarri dhe Eden Hazard.

“Sot, gjithçka ishte pozitive, ne luajtëm një 90 minutësh të plotë, mbrojtëm mirë dhe ishte një ndeshje e mirë, por tani i dimë pasojat: Duhet të vazhdojmë me të njëjtin ritëm në vijim”, tha fillimisht trajneri italian.

“Higuain po përmirësohet, ai nuk ishte në 100% të gjendjes së tij fizike kur erdhi, sepse kishte probleme me shpinën dhe nuk kishte luajtur. Ai është një lojtar i madh dhe është i përshtatshëm për të luajtur së bashku me Eden Hazard”, vijoi më tej Sarri.

Në këtë linjë qëndroi edhe sulmuesi belg, i vili tha: “Ne përpiqemi të punojmë me njëri-tjetrin, Higuain është një lojtar i ri, por ai e di atë që dëshiron trajneri. Ai është një sulmues i madh dhe mund të shënojë shumë gola. Anglia është ndryshe nga Italia dhe Spanja por ai e ka atë aftësi. Nëse Giroud ose unë luajmë si sulmues, ne gjithmonë përpiqemi dhe ndihmojmë njëri-tjetrin.”

“Unë mendoj se ai (Sarri) do të jetë i lumtur, sepse ai donte një reagim prej nesh dhe ia dhamë atij tani”, shtoi Hazard, duke theksuar se tani duhet të fokusohen për ndeshjen me Manchester City.

Related posts

“Natën e mirë Bayern”/ Tifozët protestojnë ASHPËR për largimin e VIDALIT

Isa.Autor

Pochettino: Kane do të jetë i gatshëm ndaj Chelsean

Sadik.Autor

Chelsea – Swansea, formacionet zyrtare

Sadik.Autor

Leave a Comment