Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-PARMA/ “Zonja e Vjetër” është ende i pamposhtur në kampionat (FORMACIONET ZYRTARE

Juventusi pësoi disfatë me rezultat 3:0 në ndeshjen e fundit, në kuadër të Kupës së Italisë, dhe sonte synon t’i kthehet fitoreve në ndeshjen kundër Parmës, që zhvillohet në stadiumin Allianz në orën 20:30.

Xhiroja e 22-të e Serisë A vjen me ndeshjen mes liderit të ligës, Juventusit, dhe klubit në pozitën e 12-të, Parmën. Juventusi është ende i pamposhtur në këtë sezon të ligës italiane dhe do të tentojë ta vazhdojë këtë edhe më tutje.

Skuadra e Massimiliano Allegrit ka arritur t’i fitojë 19 nga 21 ndeshjet e zhvilluara deri më tani dhe i ka pranuar vetëm 12 gola në të gjitha këto ndeshje.

Në anën tjetër, edhe Parma është duke bërë punë të mirë gjatë këtij sezoni, pasi që sezonin e kaluar kishte luajtur në Serie B. Frika për të rënë nga liga tanimë pothuajse janë zhdukur për shkak të rekordit të ekipit (8 fitore, 4 barazime dhe 9 disfata).

Juventusi tashmë mban epërsinë prej 11 pikëve ndaj klubin në pozitën e dytë të Serisë A, Napolit, dhe gara për titull është gjithmonë e më afër fundit.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Juventus:

Parma:

Related posts

(FOTO) Rrëfimi i padëgjuar për Aubameyang – Djali i një futbollisti, vëllai i luajti në Serie A dhe dashuria për Crespon

Q.Autor

PAS HUMBJES NDAJ TIRANËS/ Orges Shehi: Zhgënjimi është prezent, janë gola që…

Delo.autor

NUK NDALEN ME PËRFORCIMET/ Arrihet akordi mes palëve, Inter bind 3 lojtarë për të firmosur me “zikaltërit”

Delo.autor

Leave a Comment