Bundesliga Futboll

Hamburgu emëron trajnerin e ri, çfarë do të ndodhë me Mavrajn?

Skuadra e Hamburgut po kalon një periudhë shumë të keqe, teksa klubi renditet në vend të parafundit në tabelën e klasifikimit në Bundesligë, duke rrezikuar për të rënë nga kategoria, për herë të parë në histori.

Klubi shkarkoi para pak ditësh trajnerin, Markus Gisdol, për shkak të rezultateve të dobëta.

Por sot, klubi ka çuditur me trajnerin e ri, teksa ka zyrtarizuar në stol një trajner pa shumë eksperiencë, Bernd Hollerbach.

Ai do të përpiqet të nxjerrë klubin nga gjendja e vështirë që po kalon.

Kujtojmë që te Hamburgu është kapiten, lojtari i Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj. Me ardhjen e trajnerit të ri priten ndryshime në ekip, por gjithsesi qendërmbrojtësi kuqezi e ka vendin e titullarit.

Related posts

TJETËR ZHGËNJIM/ Arsenal humb objektivin kryesor në merkaton e janarit mesfushorin…

Delo.autor

IBRA “sulmon” ish-mesfushorin e Romës: I duket vetja FILOZOF, LIGJIN E BËJ UNË

Isa.Autor

E BUJSHME/ E zbulon media spanjolle: Barcelona mund të blejë në janar futbollistin shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment