Futboll Kategoria Superiore Sport

DHUNA NË FUSHË-KRUJË/ Lojtari i Kastriotit tërhiqet: Nuk akuzova askënd, ndjesë Partizanit dhe tifozëve

Një nga lojtarët e Kastriotit, Sokol Neziri, ishte ai që e ndezi akoma më shumë incidentin mes disa personave të paautorziar dhe disa lojtarëvë të Skënderbeut.

Në një prononcim të Vilma Mashës, pas atij incidenti, ai deklaroi: “Ishim në analizë në dhomat e zhveshjes dhe nuk e kuptuam çfarë ndodhi. Kur erdhën lojtarët e Skënderbeut biseduam me ta, janë kolegët tanë. Na vjen keq për atë që ndodhi. Ata nuk janë tifozët tanë. Ka edhe shumë tifoza të Partizanit. Në shumë ndeshje na kanë nxjerrë probleme. Si në ndeshjen ndaj Teutës me Osmanin dhe tani.

Ndërkohë, pas edhe reagimit të Partizanit, ku klubi nuk e kuptonte se si lojtari Neziri e kishte kuptuar se ata persona ishin tifozë të Partizanit, vetë lojtari ka reaguar sërish nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Në mënyrë absolute nuk akuzova dikë në atë incident që ndodhi sot në stadiumin “Redi Maloku”. Deklarata ime në emisionin Gol pas Goli u deformua, ose u interpretua në mënyrë krejt tjetër. Gjej rastin t’i kërkoj ndjesë FK Partizanit gjithashtu tifozëve të Partizanit në gjithë Shqipërinë.” – shkruan Neziri.

Related posts

E BUJSHME/ “Zonja e Vjetër” synon të “rrëmbejë” në janar yllin e Dortmund…

Delo.autor

VULOSI TRIUMFIN NDAJ PSG-SË/ Ylli i “Djajve të Kuq” e festoi si i çmendur golin e Rashford nga shtëpia (VIDEO)

Delo.autor

SHAQIRIT NUK I NDAHEN SERBET/ Gjilanasin e shajnë në shqip nga nëna (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment