Futboll Kategoria Superiore Sport

PRAPASKENAT E MERKATOS/ Gambiani i Partizanit shpëton për 1 minutë, ja manovra e “demave” për sulmues

Partizani ka dy edicione që nuk arrin të qëllojë në shenjë në gjetjen e një pike referuese në majë të sulmit. I fundit mbetet Kaleb Ekuban, i cili në sezonin 2016-2017 realizoi 17 gola për “demat”.

Edhe merkatoja e dimrit të 2019-ës u mbyll me “ngrica” në sulm. Me dhjetëra emra në skenë, shumë bisedime dhe akorde që prisheshin vetëm në fund, por Partizani nuk gjeti qendërsulmues në janar.

Ndonëse afatet e transferimit të lojtarëve për këtë periudhë janë mbyllur, mësohet se klubi i kuq e mban ende të hapur merkaton për sulmin. Manovra dihet, gjetja e ndonjë lojtari që nuk ka angazhime. Lojtarët që nuk janë në marrëdhënie me klube mund të federohen në çdo kohë.

Kështu që, Partizani po e shqyrton këtë mundësi me shpresën se mos i bie “bingo”. Ky stil u provua edhe në verë, por nuk arritën të finalizonin, ndonëse ishin shumë pranë me një të tillë, Samir Fazli. Të kuqtë nuk e morën përsipër riskun me Fazli, pasi kishte probleme me kroatët e Rudes, i cili më pas kaloi te Shkëndija e Tetovës.

Afrimi i një “pyke”, edhe pse mund të jetë pa ekip për një kohë të gjatë, mund t’i vlejë Partizanit për pjesën e fundit të sezonit, si dhe për ta sjellë në formë për startin e aventurës në Kupat e Europës. Ndaj, drejtuesit e kuq vijojnë përpjekjet për të gjetur ndonjë alternativë për sulmin, duke shfrytëzuar hapësirat e lejueshme për federimin e lojtarëve.

Gambiani- Tijan Jaiteh është goditja e fundit që bëri Partizani në merkaton e dimrit. Por afrimi i mesfushorit nga Gambia ka edhe një prapaskenë, pasi vetëm një minutë larg dështimit ka qenë Partizani. Transferimi i 30-vjeçarit nga klubi Al Markhiya te të kuqtë është realizuar në frymën e fundit, pikërisht në orën 23:59.

Këtë gjë e konfirmon fotoja që juristi i i Partizanit, Gerald Burba, ka postuar në profilin e tij në “Instagram”, ku tregon edhe detajet e transferimit të mesfushorit nga Katari te Partizani. Pra, gjuetia e të kuqve në merkato ka vijuar deri në sekondat e fundit. Me afrimin e Jaiteh mesfusha e Partizanit është mbipopulluar edhe më shumë.

Related posts

HELIKOPTERI PËRPLASET ME KODRËN/ Dalin pamjet e para nga aksidenti i Kobe Bryant

F.autor

START I PABESUESHËM/ Manchester City shënon 3 gola për 18 minuta

F.autor

Mbyll problemet në Spanjë/ Ja sa do të paguajë Ronaldo për organet fiskale

Isa.Autor

Leave a Comment