Futboll Seria A Sport

“NJË SHËNIM I RËNDËSISHËM”/ Perisic thyen heshtjen: Këto dy fakte janë karburanti im (FOTO)

Ivan Perisic festoi dje ditëlindjen e tij të 30-të në një klimë aspak të qetë në lidhje me karrierën e tij te Inter. Merakto e janarit ishte si një “rrufe në qiell të hapur” për tifozët zikaltër, dhe vullneti i kroatit për t’u larguar i bëri pesimist për besimin që i kishin ofruar nënkampionit të botës.

Kritikat nuk munguan as në urimet për ditëlindjen e tij, dhe për të iu dhënë një përgjigje të gjithëve, Perisic postoi sot një foto në rrjetet sociale: “Një shënim i rëndësishëm, iu falënderoj sinqerisht për urimet pozitive në ditëlindjen time. Faleminderit për lavdërimet, gjithashtu faleminderit edhe për kritikat. Të dyja këto janë karburanti im!”, shkroi kroati.

Teksa hyrjen e postimin e nisi me një thënie: “Thonë se kur bën 30-vjeç është si të fillosh moshën e artë..duke ecur në skenën e jetës sime me asgjë të dhuruar.”

Kroati duhet të punojë fort dhe të kthehet edhe më përcaktues në fushë për të rifituar besimin e tifozëve dhe klubit zikaltër.

Related posts

ARKIVOI NJË FITORE TË VUAJTUR/ Allegri: Juventusi në finale të Championsit? Kjo nuk është një…

Delo.autor

MANCHESTER CITY-NEWCASTLE/ Guardiola starton me De Bruyne, Bernardo, Torres dhe Sterling në sulm (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

U ZYRTARIZUA NË STOLIN E KOMBËTARES GJERMANE/ Trajneri Flick: Krenari për mua, jam këtu për…

Delo.autor

Leave a Comment