Futboll Premier League Sport

PAS FITORES NDAJ LEICESTER/ Solskjaer: Futbolli është një lojë gabimesh, luftojnë për…

Ole Gunnar Solskjaer ka analizuar fitoren 1-0 që skuadra e tij mori kundër Leicester pasditen e sotme. Në intervistën tradicionale të dhënë pas ndeshjes për “BBC”, ai ka thënë:

“Leicester krijoi disa raste dhe De Gea bëri disa pritje të mëdha. Mund të kishim bërë diçka më shumë në mbrojtje, por mendoj se i merituam tri pikët”.

“Ai pasim nga Pogba ishte i mrekullueshëm, ashtu si kontrolli i Marcus. Futbolli është një lojë gabimesh. Lojtarët tanë, kur ne bëjmë gabime, luftojnë për topin dhe japin gjithçka”.

“Kemi luajtur me mentalitetin e duhur. Disa prej lojtarëve kanë dalë me shenja në trup nga loja, por kjo është normale kur lufton për tri pikët. Ata e dinë se mund të bëjmë më shumë, por është gjithmonë mirë kur nuk pëson gol”.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Champions Leipzig-Atletico Madrid. Rezultati 2-1

Delo.autor

NGA HAZARD TEK NYMAR E MBAPPE/ Perez zbulon sekretet e merkatos: Ja e vërteta me Sergio Ramos

Delo.autor

SFIDA NDAJ HUNGARISË/ Sulmuesi Uzuni: Shqiptarët s’dorëzohen, sa keq që luhet pa tifozë

Delo.autor

Leave a Comment