Gossip

MENDUAT SE VETËM SHQIPTARËT? Edhe tezja e të fejuarës së Ronaldos: Ke burrin milioner dhe nuk na solle 1000 euro?!

Georgina Rodriguez, e fejuara e Cristiano Ronaldos, shihet si perfekte nga media, por tezja e saj zbulon se jo gjithçka është ashtu siç duket.

Ajo e quan mbesën e saj faqezezë dhe e argumenton:

“Ajo duhet të kishte telefonuar xhaxhanë e saj kur e njoftuam se i kishin ngelur edhe disa ditë jetë, ose të kishte prerë një biletë që të paktën ta shihte para se të vdiste, meqë e konsideronte si baba…”

Sipas tezes së saj, modelja e re e lindur në Buenos Aires nuk i është përgjigjur në telefon familjarëve të saj, dhe nuk u shqetësua as kur i ati vdiq.

Familja është zemëruar se ajo ishte e paralajmëruar për vdekjen e tij.

Në një program televiziv, tezja e saj shpjegoi se mosmarrëveshjet filluan kur ajo u bë e dashura e Ronaldos:

“Ti je me një futbollist milioner. Le të shohim nëse do na dërgosh qoftë edhe 1000 euro.”

Kjo ka qenë fjalia që i ka ndarë tezen dhe mbesën, dhe që atëherë ajo nuk ka marrë më në telefon.

I ati i Georginas vdiq me 31 janar pas një sëmundjeje dy vite e gjysmë.

Kjo ishte edhe arsyeja që modelja fluturoi në Argjentinë, për të qënë pranë familjes në një moment të tillë.

Related posts

FESTA E FITËR BAJRAMIT/ Cana uron me këtë mënyrë origjinale (FOTO)

Delo.autor

NUK PASKA FAJ/ Toples dhe në superformë, ja bukuroshja që frymëzon Piatek (FOTO)

Isa.Autor

“NUK MË PËRSHTATET”/ Modelja, tifoze e Interit: Ronaldo? Nuk është mashkulli, që më intereson…

F.autor

Leave a Comment