Futboll Premier League Sport

PARA NDESHJES NDAJ WEST HAM/ Klopp: Do ndjekë të njëjtën strategji si vitin e kaluar

Liverpool përballet sot me West Ham për të shtuar sërish distancën e pikëve me Manchester City, por për trajnerin Jurgen Klopp kampionati nuk është prioriteti i vetëm për këtë muaj, pasi duhet të bëjë llogaritë edhe për dy ndeshjet me Bayern Munchen në Champions League.

Gjermani theksoi se do ndjekë të njëjtën strategji si vitin e kaluar: Mes Premier League dhe Champions League nuk ka asnjëra prioritet, do të luajë për të dyja.

“Ne do të përpiqemi për të dyja, sigurisht! Kështu provuam vitin e kaluar. Këtë sezon pati një diskutim sepse njerëzit na sugjeruan që të fokusohemi vetëm në kampionat, por tani ne jemi edhe në Champions dhe jam i lumtur për këtë”, tha Klopp.

Trajneri i “Reds” theksoi se deri tani Bayern Munchen është nënvlerësuar, por ai po përgatitet për një ndeshje tepër të fortë dhe shtoi se do të hidhen në sulm për të gjitha në këtë periudhë.

Ndeshja e parë kundër Bayern Munchen do jetë në “Anfield” më 19 shkurt, ndërsa pas dy javësh (me 3 mars) do udhëtojë drejt “Allianz Arena” për ndeshjen e kthimit. Mes këtyre dy ndeshjeve janë 4 sfida për Premier League, kundër Manchester United dhe Everton jashtë dhe brenda kundër Watford dhe Burnley.

Related posts

RRËFEN AMBICIET E TIJ/ Gjimshiti: Nga ëndrra kuqezi, te “ndihma” për të ndalur Levan dhe jeta si prind

Delo.autor

SHPREH PAKËNAQËSITË NDAJ KLOPP/ Mbrojtësi Moreno: Nuk më pëlqen mënyra se si më ka trajtuar

Delo.autor

TJETËR TRIUMF NË MIQËSORE/ Partizani nuk zhgënjen në derbin ndaj Dinamos

Delo.autor

Leave a Comment