Futboll Premier League Sport

DY BARAZIME RRADHAZI/ Skuadra e Kloppit “ngec” edhe ndaj West Hamit

Çfarë po ndodh me Liverpool. Kryesuesit e Premier League brenda dy javëve kanë shpërdoruar një avantazh prej pesë pikëve (që mund të kishte shkuar edhe 7) dhe tani ndodhen vetëm tre pikë mbi Manchester City-n.

The Reds kanë barazuar ndeshjen e dytë radhazi, këtë herë 1-1 ndaj West Ham në London Stadium.

Ajo që të shqetëson më tepër është paraqitja e të besuarve të Jurgen Klopp. Mesa duket presioni është shumë i madh për lojtarët pa eksperiencë të Liverpool.

Megjithëse kaluan të parët në avantazh me Sadio Mane (një gol me fat pasi përgatitësi i golit Milner ishte dy metra pozicion jashtë loje), West Ham barazoi pak më pas me Antonio-n.

Liverpool nuk krijoi volumin e zakonshëm të lojës dhe sidomos në sulm ishin tepër të ngadaltë, por kjo edhe për meritë të mbrojtësve të West Ham.

Liverpool ka humbur freskinë e javëve të fundit dhe tani lufta e drejtpërdrejtë me Man City-n ka filluar përsëri.

Related posts

ÇMIMET UEFA/ Shpallet mbrojtësi më i mirë i vitit…

Delo.autor

​(FOTO) Njihuni me golashënuesit më të mirë të këtij sezoni në Premierligë

Q.Autor

“Fenomeni”: Messi e Ronaldo? Unë rivalizoja me Zidane, Figo dhe Ronaldinho

Q.Autor

Leave a Comment