Futboll Sport

E ARDHMJA E TIJ NJË HAP LARG/ Ylli i Ajaxit: Unë tek Juventus? Nuk ka ndryshim, këta zëra nuk…

Mbrojtësi i Ajax, Matthijs De Ligt, në një intervistë të dhënë pas ndeshjes ndaj Venlo, ka folur në lidhje me të ardhmen e tij aq të përfolur gjatë gjithë kësaj gjysme të parë të sezonit.

Në përfundim të ndeshjes së vlefshme për Eredivise, mbrojtësi holandez, referuar raportimeve të së përditshmes spanjolle “Sport”, është ngacmuar në lidhje me aludimet dhe zërat, sipas të cilëve, ai ndodhet vetmë një hap larg Juventus.

“Gjatë të gjithë vitit kam dëgjuar aludime dhe thashetheme mbi këtë argument. Tani, edhe sikur unë t’i mohoj çdoj herë, këta zëra nuk do të ndaleshin”.

“Më bëjnë për të qeshur, sepse pjesa më e madhe e atyre që qarkullon është thjeshtë gënjeshtër. Unë përpiqem të përqendrohem mbi ndeshjet me Ajax”, deklaroi mbrojtësi De Ligt.

Related posts

VENDI I 7-TË PËR TOPIN E ARTË/ Lautaro Martinez: Prisja më shumë, ky çmim nuk është i drejtë

F.autor

“KUSH DO TË LUAJË DERI NË MOSHËN 50 VJEÇ? Ibrahimovic dorëzohet: Për atë është më e lehtë

Delo.autor

PËSOI SULM NË ZEMËR/ Iker Casillias jep lajmin: Pas 6 muajsh… (FOTO)

F.autor

Leave a Comment