Futboll La Liga Sport

AI ËSHTË “SHTYLLA” E SKUADRËS/ Ja vendimi që merr Barcelona për lojtarin

Barcelona është gati të rinovojë kontratën me mbrojtësin e majtë Jordi Alba, të cilin e konsideron të pazëvendësueshëm, duke zgjidhur ngërçin që ishte krijuar kohët e fundit. Javën e kaluar është kryer një takim mes drejtuesve të klubit katalanas dhe Vicente Fortes, menaxherit të spanjollit. Takimi ka patur si qëllim hedhjen e piketave për rinovimin e kontratës dhe duket se gjërat kanë shkuar mirë.

Sipas “Mundo Deportivo”, palët kanë dalë duke shtrënguar duart dhe pritet që brenda shkurtit të hidhen firmat për rinovimin e kontratës deri në vitin 2024. Kontrata aktuale e Jordi Alba skadon në fund të verës së ardhshme, çka solli interesimin e disa skuadrave “big” në Europë. Gjithsesi, palët synojnë që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për disa vite, pasi Barcelona nuk do të heqë dorë nga prej lojtarëve të saj më të mirë.

Futbollisti spanjoll Jordi Alba, 29 vjeç, ndodhet te Barcelona që prej vitit 2012 dhe në 183 ndeshje me fanellën e skuadrës “blaugrana” ka realizuar 7 gola. Ai është një nga shtyllat e skuadrës, ndaj klubi nuk dëshiron që mbrojtësi të largohet, duke pranuar kushtet e tij. Kontrata e re do të ketë edhe një rritje të lehtë të rrogës së lojtarit, për të cilin ka patur disa kërkesa gjatë muajve të fundit.

Related posts

“PAVARËSISHT GJITHÇKAJE…”/ Reagon Djokovic: Jam këtu për të luajtur në atë kompeticion

Delo.autor

Padrejtësitë nga gjykimi në Itali, Lacion e mbron… Motër Paola

Q.Autor

Griezmann: Unë ende po mendoj për të ardhmen time, nuk kam vendosur asgjë

Sadik.Autor

Leave a Comment