Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NË ANGLI/ Tifozët e Evertonit duan “kokën” e trajnerit nëse ekipi i tyre…

Tifozët e Everton kërkojnë që trajneri Marco Silva të shkarkohet nëse ekipi i zemrës mposht Manchester City-n të mërkurën mbrëma.

Tifozët e Toffees shpresojnë të bëjnë çmos që të ndalin rivalët e Liverpool për të fituar titullin e Premier League, me The Reds që aktualisht janë në krye të renditjes.

Silva rrezikon vendin e punës pas një serie të dobët të rezultateve dhe tani do të ndeshet me kampionët në fuqi, ndërsa në fundjavë ndaj ish-klubit të tij Watford.

Megjithatë, përpara ndeshjes së fundjavës, tifozët e Everton duan të mos marrin asnjë pikë në sfidën e radhës megjithëse ndodhen në vend të nëntë të renditjes.

Një përdorues i Twitter shkruan: “Shkarkoni Silva-n nëse fiton ndaj Man City-t të mërkurën.”

Një tjetër shton: “Imagjinoni nëse Marco Silva mposht Man City-n, klubi do ta shkarkonte menjëherë.”

Një i tretë tha: “Marco Silva po humb në çdo mënyrë kohët e fundit, betohem që do ta vras nëse zgjedh të ndezë motorët për ndeshjen me City-n këtë javë.”

Related posts

E ÇUDITSHME/ Besnik HASI trajner në Arabinë Saudite, drejtuesit nuk e dinë që është SHQIPTAR (FOTO)

Isa.Autor

ZIDANE E PËRPLASI ME MAKINË/ Flet shoferi: E dija që do më paguante, i kërkova edhe …

Delo.autor

“BORA NUK ËSHTË IDEALE, NE…”/ Gruaja e Schumacher rrëfen për herë të parë si ish-piloti e parandjeu aksidentin

Delo.autor

Leave a Comment