Futboll Sport

NJË GJENI I VËRTETË! Ja çfarë bën Hazardi me topin e regbisë (VIDEO)

Teksa po përgatitej të luhej ndeshja e Superbowl (futboll amerikan), lojtarët e Chelsea-t kanë bërë një sfidë mes tyre se kush e mban më tepër në ajër topin e çuditshëm të regbisë.

I pari ishte portieri Caballero ai që e provoi, jo keq për një portier teksa argjentinasi e xhongloi  11 herë.

Pas tij ishin Willian dhe Jorginho, të dy kanë zhgënjyer duke befasuar shikuesit, pasi njihen për aftësitë e tyre teknike.

Megjithatë, kur topin e merr në zotërim Eden Hazard duket sikur po e xhonglon një jashtëtokësor.

Mesfushori belg e mban në ajër me lehtësi të madhe, madje duke bërë edhe stile të ndryshme përpara se të godiste traversën që ishte rreth 40 metra larg. Çfarë gjeniu!

Related posts

Cavani i frikëson të gjithë, ja gjendja e rëndë pas dëmtimit (FOTO)

Isa.Autor

VIDEOLAJM/ Mesazhi prekës i Shevchenkos në derbin Milan-Inter

F.autor

Jamie Redknapp: “Interi duhet ta transferojë Sturridgen”

Q.Autor

Leave a Comment