Futboll La Liga Sport

NË PRAG TË NDESHJES “EL CLASICO”/ Valverde merr lajmin e mirë, por jo të gjithë janë gati

Lionel Messi është grumbulluar nga trajneri Ernesto Valverde për ndeshjen që Barcelona do të luajë të mërkurën në mbrëmje ndaj Real Madrid, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit. Ndeshja do të luhet në “Cam Nou”, ndërkohë që në listën e lojtarëve të thirrur është edhe Boateng.

Sulmuesi argjentinas u dëmtua fundjavën e kaluar në ndeshjen ndaj Valencia dhe prania e tij në fushë për “El Clasico” ishte në dyshim. Gjithsesi, sot pasdite lojtari është stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës dhe gjërat kanë shkuar mirë. Ai synonte me çdo kusht që të luante në këtë ndeshje klasike të futbollit botëror.

Për pasojë, Messi është grumbulluar dhe nesër në mbrëmje do të jetë në fushë, por e sigurtë është mungesa e sulmuesit tjetër, Ousmane Dembele. Ai nuk është ende gati pas problemeve shëndetësore dhe nuk është grumbulluar. Dembele pritet të rikthehet në fushë në ndeshjen e La Liga ndaj Athletic, këtë fundjavë.

Related posts

SHKËLQEN QË NË SEZONIN E PARË/ Uzuni nominohet për “lojtarin e vitit” në Hungari

F.autor

ANCELOTTI PAS BARAZIMIT TË NAPOLIT/ Ne jemi përpara PSG

Isa.Autor

PËRPARA NJË VITI E PËRQAFONTE/ Ja si Gattuso injoroi Bonuccin në Superkupë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment