Futboll La Liga Sport

Presidenti i Barcelonës: Kënaqësi të flas me Realin për të marrë këtë lojtar

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu deklaroi se do të ishte i lumtur të bisedonte me Real Madridin për një mundësi transferimi të Isco në “Camp Nou”, nëse “Los Blancos” po konsideron ta shesë atë.

“Nëse trajneri i ynë me kërkon një lojtar që dëshiron të largohet nga Reali, sigurisht që ne do ta marrim atë”, tha ai. “Por, kjo nuk ka ndodhur që kur unë jam këtu. Nuk ka ndonjë pakt për këto shit-blerje mes klubeve. Secili përpiqet të bëjë skuadrën e tij sa më kompetitive”, shtoi Bartomeu.

“Isco? Për hir të Real Madrid unë do flisja me presidentin Florentino Perez”, theksoi presidenti katalanas.

Fantazisti spanjoll ka kaluar momente të vështira në “Bernabeu”, sidomos nën drejtimin e Santiago Solari dhe nëse trajneri vijon të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm, Isco do të kërkojë të largohet nga Reali. Barcelona duket se është gati ta rrëmbejë atë, edhe pse duket si një mision i pamundur, duke parë rivalitetin që klubet kanë mes tyre.

Related posts

SHMANGET TRAGJEDIA NË BRAZIL/ Tifozi bie nga tribuna gjatë festës, 12 metra lartësi por i ndodh që… (VIDEO)

Delo.autor

“Ju nga GJAKOVA jeni të frikshëm”/ CANA tregon se si u TREMB Etrit BERISHA pasi e preku padashje në…

Isa.Autor

SHOKON ME DEKLRARATËN E TIJ/ Mbrojtësi De Ligt: Në skuadër qeshnin me mënyrën e veshjes time, unë nuk…

Delo.autor

Leave a Comment