Futboll Ligue 1

Thomas Lemar: Jam penduar që nuk u largova nga Monaco

Ylli i Monaco-s Thomas Lemar ka zbuluar se ai është i hapur për të gjitha ofertat që do të vijnë drejt tij këtë verë.

Arsenal bëri një ofertë për të që u refuzua nga klubi në ditën e fundit të merkatosë së verës së kaluar, por lojtari i Francës, i cili mund të luajë në disa pozicione të sulmit, vazhdon të përflitet për një transferim në Emirates.

Lemar is an important player for France and scored in the 3-2 friendly defeat to Colombia

Por edhe Liverpool është interesuar për talentin, ashtu si Manchester City, Altetico Madrid dhe Real Madrid që po monitorojnë situatën  lojtarit me vlerë 100 milionë euro.

“Pendime? Mbase. Mbeta pak i zhgënjyer,” shprehet ai për Telefoot.

“Do të vazhdoj të punoj fortë në mënyrë që klubet e interesuara të rikthehen verën që vjen. Jam i hapur për çdo ofertë. Jam një lojtar futbolli, më pëlqen futbolli. Nuk mbyll asnjë derë.”

Monaco star Thomas Lemar has been linked with Premier League sides Arsenal and Liverpool

Lemar ishte një nga shënuesit e golave të Francës në humbjen 2-3 ndaj Kolumbisë të premten dhe pritet të luajë një rol të rëndësishëm në Kupën e Botës.

Këtë sezon Lemar ka gjetur rrjetën vetëm dy herë për Monaco-n në Ligue 1, teksa ka dhënë tetë asiste.

Related posts

Nëse Premier League do të kishte nisur në janar, një tjetër ekip do të ishte në vendin e parë në kampionat

Sadik.Autor

NGA ANGLIA NË AMERIKË/ Zbulohet interesimi i disa klubeve për futbollistin e Interit

Delo.autor

STATISTIKA NEGATIVE/ I skadon kontrata në fund të muajit, Federata e Azerbaixhanit merr vendimin për De Biasin

Delo.autor

Leave a Comment