Futboll Sport

ISHTE OBJEKTIVI NË MERKATON E JANARIT/ Interi përgatit një tjetër ofertë për mesfushorin

Marc Roca ishte në objektivin e Interit në merkaton e janarit, por Espanyol refuzoi ofertën e klubit zikaltër sepse e kërkuan në formë huazimi me të drejtë blerje.

Lojtari luan si mesfushor dhe këtë sezon ka luajtur në 19 ndeshje në La Liga, të gjitha si titullar, duke u kthyer ndër lojtarët më solid të skuadrës. Karakteristikat e tij lidhen me atë të një mesfushori me tipare difensive dhe preferon të luajë para mbrojtjes.

Për 22-vjeçarin është interesuar edhe West Ham. Klubi anglez kërkoi informacion në merkaton e janarit, por klauzola prej 40 milionë euro bëri që të tërhiqen nga interesi për mesfushorin e talentuar.

Ndërkohë Inter do të hidhet sërish në sulm në merakaton e verës për talentin e dalë nga akademia e klubit katalanas. Këtë herë oferta e tyre do të jetë konkrete, por ende nuk është zbuluar shifra që do të ofrojë klubi italian.

Related posts

MILANI gjen marrëveshjen me CONTEN, por kuqezinjtë pengohen nga ky klub…

Sadik.Autor

Mourinho i fiksuar pas këtij lojtari, ofron 60 milionë euro

Sadik.Autor

E BUJSHME/ Nuk po rinovon në Angli, PSG monitoron portierin e njohur spanjoll

Isa.Autor

Leave a Comment