Futboll La Liga Sport

SONTE LUHET “EL CLASICO” E 239-TË/ “Fenomeni”: Uroj që zotat e futbollit të na japin një shfaqje të…

Ronaldo (Fenomeni) dha në Madrid një konferencë për shtyp, ku u fokusua te Valladolid. Megjithatë, “El Classico” nuk kaloi pa u vënë re në paraqitjen e legjendës braziliane. Kjo është një ndeshje spektakolare, klasikja më e mirë e futbollit botëror. Krijohet atmosferë e mahnitshme kur zhvillohen këto lojëra. Shpresoj se zotat e futbollit do të na japin një shfaqje të madhe sonte”, – tha ish-sulmuesi i njohur.

Më tej, Ronaldo u pyet edhe për favoritin e klasikes së mbrëmjes së sotme: Nuk ka favorit, është një ndeshje e rëndësishme. Unë kam një histori të veçantë me Real Madridin dhe shpresoj që të fitojë Gjithashtu, kam një histori me Barcelonën…, por nuk shoh favorit në këtë ndeshje“.

Përveç kësaj, braziliani u pyet se cila nga dy skuadrat e “El Clasico” do të ishte më i përballueshëm sot që ta ketë atë si rivale ndaj Valladolidit: Ato janë dy skuadra të mëdha. Real Madridi është duke luajtur shumë mirë, ka rigjetur dinamikën e duhur në lojë, po fiton edhe disa lojtarë të rinj. Sidoqoftë, në vend të parë është Barcelona dhe Messi.

Ne nuk kemi asgjë për të luajtur kundër të dyja skuadrave, së pari ndaj Barcelonës, sepse do të ishte një lojë shumë e vështirë për ne, por në të njëjtën kohë edhe një motivim i madh për të luajtur në “Camp Nou” dhe për të marrë diçka pozitive. E njëjta gjë edhe kundër Real Madridit“. 

Related posts

SIMEONE ME SYTË NGA PREMIER/ Tenton “t’i rrëmbejë” lojtarin Guardiolës yllin…

Delo.autor

LIVE/ Shqipëri-Moldavi, Mbyllet pjesa e parë me rezultatin 0-0

Delo.autor

LIVE/ Barcelona-Sociedad, Jordi Alba kalon “Katalanasit” në avantazh

Delo.autor

Leave a Comment