Futboll Seria A Sport

PROJEKT I RI PËR STADIUMIN/ Ekipet e Milanos planifikojnë një “San Siro” ndryshe

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni dhe CEO i Interit, Alessandro Antonello ishin të pranishëm në një event të sponsorit të tyre të përbashkët, Beretta.

Në dalje të këtij eventi të dy drejtuesit e klubeve të Milanos u ndalin të flasin për projektin e ri të stadiumit të tyre. Akoma plani është në fazë shqyrtimi dhe pritet që së shpejti projekti të kalojë për miratim në komunën e epiqendrës së veriut të Italisë.

Si Scaroni dhe Antonello theksuan se tifozët e Interit dhe Milanit janë miqësor mes tyre, jo si ata të Romës dhe Lazios, prandaj bashkëpunimi mes klubeve do jetë më i thjeshtë dhe do kenë synim kryesor përparimin së bashku.

Në planin e ri të mitikut “San Siro” parashikohet që kapaciteti të ulet deri në 60 mijë vende, duke parë se vetëm në 5-6 ndeshje në sezon stadiumi mbushet plot (78 mijë vende). Theksi u vendos te ofrimi i kushteve sa më komode për tifozët e tyre, duke iu ofruar shërbim cilësor brenda impiantit modern.

Ideja e dy klubeve është krijimi i një stadiumi për afrimin e familjeve, një ambient me restorante dhe mundësi argëtimi para ndeshjeve. Në këtë ide dy drejtuesit përmenden stadiumin e ndërtuar nga Juventus, apo të klubeve të mëdha në Evropë si Real Madrid, Chelsea, Atletico Madrid.

Related posts

“BETEJA” LIGJORE ME PANUCCIN DHE OBJEKTIVI ME REJAN/ Zbulon Duka: Ai më hidhëroi, synoj kualifikimin në…

Delo.autor

“Nëse lëndoj Messin, nuk mund të kthehem më në Argjentinë”

Sadik.Autor

NJË “LUFTËTAR” SI GODIN/ Ja karakteristikat e “BASHKUESIT” të ekipit tek Interi

Delo.autor

Leave a Comment