Futboll Seria A Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Tjetër shitje, Juventusi mbush arkën nga largimi i radhës

Stefano Sturaro është zyrtarisht lojtar i Genoas. Mesfushori kaloi në formë huazimi në janar nga Juventus në Xhenova, por pasi janë përmbushur kushtet e vendosura në kontratë lojtari është shitur përfundimisht.

Klubi bardhezi njoftoi se lojtari është shitur për shifrën e 16.5 milionë euro, të cilat do të paguhen në katër këste. Nga kjo marrëveshje Juventus ka dalë me bilanc pozitiv fitimi prej 12.9 milionë euro. Një tjetër marrëveshje me leverdi nga Andrea Agnelli, pas largimit të Benatia në Katar për 10 milionë euro.

“Stefano Sturaro është lojtar i Genoas. Mesfushori në fakt u transferua në klubin kuqeblu gjatë merkatos së janarit dhe pas përmbushjes së kushteve kontraktuale të përfshira në marrëveshje, është shfrytëzuar tani obligimi përfundimtar i blerjes”, thuhet në deklaratën zyrtare të klubet, aty ku shpjegohen edhe detajet e operacionit, të përmendura më lart.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Presidenti Bartomeu: Kyçja e stadiumit kundër Napolit na kushton…

Delo.autor

Kupa e Spanjës/ Celta Vigo-Barcelona, ja formacionet e mundshme

Q.Autor

Juventus, Chiellini gati të nënshkruajë kontratën e re

Q.Autor

Leave a Comment