Futboll La Liga Sport

SONTE LUHET “EL CLASICO” E 239-TË/ Ja kush do të jetë “HIJA” e Messit në “Camp Nou”

Real Madrid po mendon të përfshijë Marcos Llorente në formacionin titullar që do të luajë sot në mbrëmje kundër Barcelona-s në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit. Detyra e tij do të jetë të mbulojë Leo Messi-n.

24-vjeçari ka shkëlqyer në muajt e fundit pasi mori vendin e Casemiro-s së dëmtuar në formacion dhe paraqitjet e tij kanë qenë shumë të mira.

Llorente duhej të huazohej tek Alaves në janar, por rendimenti i tij ka bërë që drejtuesit e klubit të ndryshojnë mendim. Gjithsesi, 2019-ta nuk ka nisur mirë për lojtarin, i cili ka qëndruar larg fushave për më shumë se një muaj për shkak dëmtimi.

Paraqitja e vetme e Llorente në “Camp Nou” ka qenë në një fitore të befasishme 2-1 të marrë nga Alaves në shtatorin e 2016-ës, por ai nuk ka luajtur kurrë kundër katalanasve me Real Madrid.

Ai ka shënuar në çerekfinalet e Kupës së Mbretit kundër Girona-s, por është lënë pushim për ndeshjen e fundit të kampionatit që madrilenët kanë luajtur dhe fituar 3-0 kundër Alaves.

Related posts

NJË “BODYBUILDER” I VËRTETË/ Ja transformimi i ish-lojtarit të Barcelonës… (FOTO)

Delo.autor

FLAMURTARI NUK NDALET NË MERKATO/ Klubi pranë akordit me 27-vjeçarin Çelhaka. Largohen 3 lojtarë vlonjat

Delo.autor

INAGURIMI I “ARENËS KOMBËTARE”/ Ja sa do të kushtojnë biletat për ndeshjen Shqipëri-Francë

Delo.autor

Leave a Comment