Futboll

Kimmich: Morata, kundërshtari më i fortë që kam hasur ndonjëherë

Mbrojtësi i Bayern Munich, Joshua Kimmich, ka pohuar se sulmuesi i Chelsea, Alvaro Morata, është lojtari më i vështirë, me të cilin është përballur ndonjëherë. Morata është kritikuar për performancën e tij të fundit me “Blues”, por kur ai luante me Juventusin, Kimmich mendon se ai ishte një kundërshtar i fortë për t’u përballur. Në të vërtetë, anësori i skuadrës bavareze mendon se 25-vjeçari spanjoll ishte kaq i mirë, sa e kishte pasur më të vështirë ndaj tij se kundër Cristiano Ronaldos dhe Neymar, me të cilët, gjithashtu, është përballur në Ligën e Kampionëve.
“Ishte shumë e vështirë të luaja kundër tij, sepse ka një trup shumë të fortë. Ai është shumë i shpejtë dhe ka një teknikë të mirë, – tha Kimmich, duke iu përgjigjur pyetjeve të tifozëve, që iu paraqitën nëpërmjet “Goal”. – Pra, nuk ishte e lehtë për të luajtur kundër Morata”.

Ndërkohë, 23-vjeçari e pa si diçka të ndërlikuar përzgjedhjen e një lojtari të shquar të brezit të tij: “Unë mendoj se ka shumë lojtarë të mirë. Neymar nuk është aq i vjetër, por nuk është mosha ime. Paul Pogba është dy vjet më i vjetër se unë. Edhe Paulo Dybala mendoj se është një vit më i vjetër se unë. Për mua, Kingsley Coman është një lojtar i madh, por ai është një vit më i ri se unë. Besoj se kemi një brez të mirë, me shumë lojtarë cilësorë”.

Related posts

I KUNDËRPËRGJIGJET PRESIDENTIT TË LA LIGAS/ PSG: Klubet spanjolle me borxhe të pabesueshme nga…

Delo.autor

HUMBET NDESHJEN ME BJELLORUSINË/ Lojtari i Shqipërisë zbulon arsyen e mungesës së tij (FOTO)

Delo.autor

U THA SE ISHTE NË GJENDJE TË RËNDË ME COVID-19/ Reagon trajneri Gega: Nuk gjej fjalë…

F.autor

Leave a Comment