Futboll Premier League Sport

“BETEJA” E FORTË ME KLUBET/ Guardiola i sigurt: Ja kur vendoset titulli në Premier

Trajneri Pep Guardiola kërkon nga lojtarët e Manchester City që jo vetëm t’i fitojnë të gjitha ndeshjet, por edhe të shënojnë sa më shumë gola në portën e ekipeve kundërshtare. Sipas trajnerit spanjoll beteja për titullin kampion në Premier League është kaq e fortë, sa që fituesi mund të shpallet edhe falë diferencës së golave.

Ndaj Pep Guardiola kërkon që sulmuesit e të gjithë lojtarët e tij të jenë sa më cinik para porte dhe të mos shpërdorojnë asnjë rast goli. “Unë jam i sigurt që ekipi kampion do të vendoset javën e fundit, ndoshta me fotofinish”, tha Guardiola.

Në prag të ndeshjes që “qytetarët” do të luajnë sot ndaj Everton, ai thotë: “Gjëja e parë që i them lojtarëve të mi është që të fitojnë ndeshjet. Së dyti, nëse keni mundësi të shënoni sa më shumë në portën kundërshtare bëjeni. Mos hezitoni, por shënoni sa më shumë gola. Në fund të kampionatit, ne mund të fitojmë Premier League edhe falë golavarazhit më të mirë se rivalët. Nëse është e mundur le ta fitojmë një ndeshje 25-0, nuk e kam aspak problem”, tha Guardiola.

Related posts

PRAPASKENA/ Bennacer ishte duke u transferua te Napoli, por…

Delo.autor

SHIFRA MARRAMENDËSE/ Pushimet luksoze të C.Ronaldo-s, vetëm për çarçafë e peshqirë harxhon mijëra euro

F.autor

Verdi konfirmon kalimin te Napoli: Kam folur me Ancelottin

Sadik.Autor

Leave a Comment