Futboll La Liga Sport

“AI ËSHTË KAPITENI I…”/ Solari mbështet Marcelo: 100 për qind i fokusuar tek Real Madridi

Santiago Solari ka insistuar se Marcelo është “kapiteni i dytë” dhe “100 për qind i fokusuar te Real Madridi”, ndërsa thashethemet mediatike ka kohë që e lidhin anësorin brazilian me Juventusin.

Pasi ka qenë pjesë integrale e tre titujve të Ligës së Kampionëve radhazi në Madrid, Marcelo ka luftuar për formën optimale në këtë sezon. Sidoqoftë, pas stolit, ai e filloi si titullar gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit, të mërkurën, në arazimin 1-1 me Barcelonën.

Mbrojtësi në fjalë, i cili ka qenë i përfolur për një ribashkim me Cristiano Ronaldon te Juventusi, ka bërë vetëm 12 paraqitje në La Liga, këtë sezon, ose 23 të tilla në të gjitha garat.

30-vjeçari, megjithatë, mori mbështetjen e trajnerit Santiago Solari, pas barazimit në “Camp Nou”: Marcelo është kapiteni ynë i dytë. Ai është 100 për qind i fokusuar ndaj Real Madridit, ndaj duam të shohim formën e tij më të mirë“.

Ndërsa Marcelo nuk ka arritur të bindë në sezonin 2018-2019, bashkatdhetari i tij, Vinicius Junior, ka “lulëzuar” nën drejtimin e Solarit në “Bernabeu”. 18-vjeçari ishte përsëri titullar, ndaj Barcelonës, dhe mori lavdërimet e trajnerit pas ndeshjes:

Nuk jam i befasuar për zhvillimin e tij, e njoh mënyrën e tij të futbollit. Është e mahnitshme që një djalë me moshën 18 vjeç është duke përparuar në këtë mënyrë te Real Madridi. Disa merita shkojnë për shokët e ekipit, të cilët po e mbështesin atë dhe e lejojnë të luajë mjaft mirë“.

Related posts

Gol në minutat e fundit/ RONALDO “çmend” tifozët e JUVENTUSIT (VIDEO)

Isa.Autor

“Catalunya Radio” zbulon klubin e ri të Iniestas

Sadik.Autor

QËNDROI PËR DY VITE NË NJË HOTEL LUKSOZ/ Flet Mourinho: Di të gatuaj vetëm vezë dhe salsiçe

Delo.autor

Leave a Comment